Mirëpo, këtë gjë e demantojë kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ajo për lajmi. net tha, se ato janë vetëm tema që janë paraqitur në Bruksel për fazën e tretë.
“Kushtet tona janë, që nuk do të ketë proces të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin pa e marr Kosova kodin telefonik dhe pa u pavarësuar posti. Kemi pas edhe një kusht heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit, por ai kusht është hequr. Kushti i fundit është, pa u shuar të gjitha strukturat e mbetura paralele serbe në Kosovë nuk mund të themelohet Asociacioni”, u shpreh Tahiri.
“Kushte që kanë përmendur mediat serbë” tha ajo, janë tema që “i kemi paraqitur në Bruksel për fazën e tretë”.
Ndërsa, sa i përket Ekipit të Unitetit që sot ministrja për dialog me Serbinë ka kërkuar sot (e mërkurë) para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, ajo tha se është mënyra më e mirë për përfaqësim të Kosovës në fazën përmbyllëse të dialogut.
“Për mendimin tim, për fazën e tretë të dialogut që pritet të jetë fazë e përmbyllëse që do të rezultojë me njohjen reciproke mes të dyja shteteve Kosovës dhe Serbisë duhet një ekip që përfshinë prej presidentit të Kosovës dhe gjitha instancat tjera, pra instancat e institucioneve”, u shpreh ajo për lajmi.net.
Sipas Tahirit, në këtë ekip nuk duhet të ketë përjashtim të opozitën, pasi ekipi, sipas saj duhet të paraqet unit.
“Në Ekipin e Unitetit duhet të jetë edhe pozita edhe opozita i kryesuar nga presidenti”, deklaroj ajo .
Ndër tjera, Tahiri tha se “Kështu kemi qenë të përfaqësuar në Rambuje dhe kështu kemi qenë të përfaqësuar në Vjenë. Pra, një ekip gjithë përfshirës në krye me presidentin”.
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...