Në edicionin e 23 – të të Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve, AGROKOS, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse në panair, gjithsejtë 135, shumica dërmuese të Kosovës e dhjetëra nga vendet e Ballkanit.
Në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se, Kurti theksoi se synimi është që panairi Agrokos nga viti në vit të rritet dhe të bëhet panairi më i rëndësishëm për bujqësi dhe agroindustri në Ballkanin perëndimor.
“Këtu mund të shihni bizneset e reja shumë, sepse AGROKOS dëshiron që t’u japë hapësirën më të madhe atyre të cilët kanë nisur rishtas dhe këtu njeriu vëren bashkë ndërmarrësinë, edukimin edhe bujqësinë”, tha Kryeministri.
“Krijohet një raport i ri me tokën nëpërmjet bujqësisë edhe agroindustrisë, prandaj kjo është shumë e rëndësishme edhe për ekonominë e Kosovës, por gjithashtu edhe për inkuadrimin e sa më shumë qytetarëve të Republikës për të prodhuar të mirat e vendit tonë nga vendi ynë”, shtoi ai./Arbresh.info/







Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...