Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë tryezë së ‘Ballkanit të Hapur’ që po mbahet në Beograd tha se do të ishte më e lehtë që Kosova të ishte në Ballkanin e Hapur.
“Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat të ishin mbushur me lajme shqetësuese për atë që ndodh mes kufirit Serbi-Kosovë. Dje u tregua kush është rruga dhe zgjidhja e Ballkanit të Hapur. Lëvizja me karta identiteti është nga Ballkani i Hapur. Do ishte më e lehtë që Kosova të ishte në Ballkanit të Hapur. I shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë. Zgjedhja e parë, është paqja, zgjidhja për njerëzit. Kjo nuk zgjidh të gjitha, as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga”, deklaroi Rama, shkruan arbresh.info.
Ai thotë se po merret shembulli i suksesit të vendeve euroatlantike.
“Kjo është lagjja jonë me shumë probleme të trashëguara”, deklaroi Rama.
Tani sipas tij ‘Ballkani i Hapur’ nuk ka nevojë për shpjegime dhe kjo nismë flet vetë.
“I ftoj të gjithë dhe me këtë rast, dhe dua të konsideroj ftesën edhe për partnerë tjerë evropianë”, deklaroi Rama, duke shtuar se do të ftohen edhe grekët e italianët, pasi ka mjaftë shumë interesim.
Në këtë takim në tryezë ishin edhe Hungaria e Turqia./arbresh.info/
Reagon Agim Musshabanaj, prindi që u sulmua nga djali në Deç...
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...
Daçiq jep versionin e Serbisë për arrestimin e Lozhanit, MPB...
Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fiton bi...
Amerikanët trajnojnë ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë për i...