Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar mbrëmë krerët opozitarë të Kosovës, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajn.
Siç ka njoftuar NewsBomb, ata janë mbledhur duke pirë nga një gotë verë në Golem.
Tavolinës së tyre në hotelin Pinea, të cilin e inaguroi dje kryeministri shqiptar, Edi Rama, iu bashkuan edhe analistët Mentor dhe Shpëtim Nazarko.
Në fotografi Rama shihet tek bisedon me Isa Mustafën, teksa të tjerët i ndjekin me vëmendje, ndërkohë që Haradinaj qëndron përballë tyre.
Raportet mes Ramës dhe Haradinajt nuk kanë qenë të mira, për shkak të akuzave të ish-kryeministrit kosovar se Rama dhe Thaçi planifikonin të bënin marrëveshje me Serbinë për shkëmbim territoresh. Rama e kishte paditur Haradinajn për shpifje, por e kishte tërhequr padinë pak kohë pas, duke thënë se ka respekt për të kaluarën e ish-komandantit të UÇK-së.

Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici