Kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar disa foto pas punimeve të samitit në Sarajevë, me kryeministrat e rajonit, ku njëherësh ka shpalosur edhe një nismë të propozuar nga qeveria shqiptare.
Bëhet fjalë pikërisht për treg të përbashkët rajonal mes Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë. “Sot në punimet e Samitit të Sarajevës, me Komisionerin Hahn dhe kryeministrat e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi e Serbisë për tregun e përbashkët rajonal; një projekt strategjik ambicioz i propozuar nga Shqipëria, që tanimë ka hyrë në rrugën e planifikimit konkret”, shkruan Rama, teksa pritet tashmë reagimet nga qeveritë e vendeve të rajonit për të shqyrtuar këtë propozim të qeverisë shqiptare.
Në përfundim të Samitit, në një deklaratë të përbashkët, pjesëmarrësit dakortësuan mbi bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mundësitë e një tregu të përbashkët, që përfshin qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, lëvizjen e lirë të forcës së kualifikuar të punës dhe një hapësirë dinamike investimesh.Gjithashtu në Samit u ra dakord për nxitjen në mënyrë aktive të biznesit dhe promovimin e investimeve në nivelin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Pjesëmarrësit propozuan që përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse së bashku me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal dhe me mbështetjen e Komisionit Europian, të fillojnë punën për të përgatitur një propozim për një qasje të përbashkët për një bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet nismave të ndryshme dhe t’i prezantojnë ato në Samitin e Triestes.

5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...