Edi Rama nesër në Prishtinë, takohet me zyrtarë të AAK-së

19:33 | 1 Shkurt 2017
M. A.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër në Prishtinë do të takohet me zyrtarë të AAK-së. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Takimi mbahet në Selinë Qendrore të AAK-së në ora 12:00, ndërkaq nuk tregohet se cila do të jetë arsyeja e këtij takimi mes zyrtarëve të AAK-së dhe kryeministrit Edi Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme