Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hoti, ka folur edhe njëherë për aktakuzën e paraqitur nga Specialja ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Ai këtë propozim-aktakuzë e ka quajtur edhe njëherë si “fletërrufe” kineze në ditën që Thaçi ishte nisur për në Uashington.
Mirëpo, nëse akuza konfirmohet, ai tha se rrethanat ndryshojnë.
“Unë skam kundërshtuar ndonjë akuzë apo aktakuzë. Unë kundërshtoj një fletërrufe. S’kam parë unë ndonjë aktakuzë. Ka dalë një fletërrufe në qiell të pastër kineze në ditën që presidenti ishte nisur në Uashington. Si fletërrufetë që vinin këtu në kohën e miqësisë shqiptaro-kineze. Kur të bëj akuzën gjykata zyrtarisht, s’jam askushi që të flas sepse nuk jam avokat”, ka thënë ai.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...