Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se dogana Morinë–Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar se kjo doganë ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.
Në Morinë shkuan për një vizitë të përbashkët ministrat e Financave të të dyja vendeve, Hekuran Murati dhe Petrit Malaj.
Rama tha se vizita e tyre konfirmoi angazhimin e përbashkët për rritjen e cilësisë në këtë pikë kufitare.
“Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eliminuar çdo vonesë”.
Rama tha se gjatë periudhës Janar-Maj 2025 kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër