Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës ka kritikuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në reagim thuhet se politizimi i KQZ-së nga Vetëvendosja dhe partitë tjera politike, është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, shkruan Arbresh.info
“BE në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 28 dhjetorit. Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe parti të tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...