Gjyqtarja e EULEX-it sot me vendim të posaçëm i ka vazhduar Azem Sylës paraburgimin dhe 7 personave të tjerë. Vendimi i gjyqtares ka ardhur pas kërkesës së prokurorit të EULEX-it.
Këtë e konfirmon avokati i Sylës, Tomë Gashi, sipas të cilit caktimi dhe vazhdimi i paraburgimit ndaj Sylës mund të konsiderohet vetëm si dënim i tij para se të mbahet gjykimi eventual.
“Vazhdimi i paraburgimit deri më 27 gusht është krejtësisht i panevojshëm, ngase hetimet do të vërtetojnë pafajësinë e tij, këtë bindje e ka avokati i tij, ndërsa shumë shpejt do ta ketë edhe ekipi i avokatëve të tij, ngase besoj se në ekipin tim mbrojtës për Azem Sylën-ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të bashkëngjiten avokatët me renome botërore Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan”, ka thënë Gashi.
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...