Shërbyesit Civilë mbetën të pakënaqur me Ligjin e pagave, pasi kërkojnë nivelim të pagave me sektorët e tjerë. Ata konsiderojnë se janë lënë anash krahasuar me shëndetësinë, arsimin e institucionet e tjera.
“Ne shfrytëzuam një mundësi ligjore, i dhamë hapësirë dialogut social, ishim në takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili na priti dhe na premtoi se rritja e pagave do të jetë e barazvlefshme me sektorët e tjerë, ne kështu besuam por u tradhtuam nga krerët e shtetit”, tha Mursel Zymberi nga Sindikata e Shërbyesve Civilë.
Ai tha se Komisioni parlamentar ka dalë vazhdimisht me qëndrimin se ngritja do të jetë lineare për sektorët e caktuar, dhe kësaj radhe shërbyesit civilë nuk do lihen anash sikurse janë lënë deri më tani.
“Çdo ngritje e mëhershme ka pasur diferencë të madhe psh arsimi ka pasur 50% ngritje në kohën sa ishte kryeministër Hashim Thaçi, shëndetësia pati 40% ngritje, policia 30% ndërsa shërbyesit civilë mbetën me 25%. Ne nuk kërkuam në start nivelim të pagave sepse do të ishte ngritje e dyfishtë” tha Zymberi në RTK3.
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...