Alarmi për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka bërë që në vendin e ngjarjes të shkoj edhe prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me njësitë tjera relevante ndodhet në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të verifikuar informatën lidhur me dyshimet për mjete shpërthyese”, ka thënë Ulaj.
Ndryshe një alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka pranuar sot Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i emergjencës dhe zjarrfikësit derisa policia ka siguruar të gjithë perimetrin dhe ka evakuuar qytetarët./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia: Morëm një telefonatë anonime se janë vendosur mjete shpërthyese në stacionin e Autobusëve
Policia: Morëm një telefonatë anonime se janë vendosur mjete shpërthyese në stacionin e Autobusëve
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot