Policia e Kosovës ka njoftuar se pjesëtarët e uniformuar të ushtrisë së Serbisë nuk kanë qenë në territorin e Kosovës
Të hënën është raportuar se xhandarmëria serbe është futur në fshatin Kikë të komunës së Kamenicës.
Policia ka njoftuar se pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë nuk kanë qenë në territorin e Kosovës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se njësiti i KFOR’it është takuar me pjesëtarët e uniformuar të ushtrisë së Serbisë.
“Fsh.Kikë, Kamenicë 05.10.2020-13:20. Njësiti patrullues kufitarë kanë kontaktuar me banorët e fshatit dhe sipas tyre njësitë e KFOR-it janë takuar me pjesëtar të uniformuar të ushtrisë së Serbisë në piken zero dhe se nuk kanë qenë në territorin e Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Dhimbje në Deçan, i jepet lamtumira e fundit Rifat Stojkajt
Hoxha pret drejtorin e Policisë së Shqipërisë, zotohen për t...
Ambasadori Reka takoi ushtarakë nga Kolegji Luftarak i Ushtr...
Zbulohet “tradhtari” në zhveshtoren e Real Madridit – ky loj...
Hysen Durmishi thotë se ka vendosur të mos garojë për depute...
KFOR dhuron pajisje edukative për shkollën `Fetah Sylejmani`...