Pas vizitës së përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të hënën në Kosovë për vizitë zyrtare ka mbërritur edhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani në orën 14:00.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e Presidencës, përmes një komunikate.
Por, nuk është bërë e ditur nëse Peach dhe Osmani do të mbajnë konferencë për media./arbresh.info/
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit