Edhe pas gati tre orësh, Policia e Kosovës po vazhdon me ekzaminimet dhe hetimet në veturën private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Dr. Osman Hajdari, pas një incidenti të dyshimtë të ndodhur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues të SHSKUK-së.
Për shkak të natyrës së dyshimtë të incidentit, në vendngjarje ka ndërhyrë njësiti anti-bombë i Policisë së Kosovës, për të kryer hetime.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Arbresh.info se si pasojë e incidentit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Vetë ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Dr. Hajdari, në një prononcim të shkurtër për media, ka theksuar se nuk ka ndonjë obligim ndaj askujt, duke lënë të kuptohet se nuk e lidh incidentin me ndonjë konflikt të mundshëm personal apo profesional./Arbresh.info




Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...