Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka emëruar Beqir Fejzullahun si zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Numri arrin në 59 zëvendësministra.
Zëvendësministër më i ri i Qeverisë Haradinaj ka falënderuar, kryetarin Kadri Veselin për propozimin, degës së PDK-së në Shtërpcë dhe gjithë miqve për mbështetjen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fejzullahu në rrjetin e tij social Facebook.
Postimi i plotë i Fejzullahut:
“Sot, mora vendimin për emërimin tim zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. I motivuar plotësisht që me një dinamikë të jashtëzakonshme të realizojmë planet qeveritare për një pushtet lokal funksional dhe në dobi të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Faleminderit, kryetarit Kadri Veseli për propozimin, degës së PDK-së në Shtërpcë dhe gjithë miqve për mbështetjen”, ka shkruar Fejzullahu në facebook.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë