Edhe një orë para mbylljes së vendvotimeve, Çeku: Dilni dhe ushtroni të drejtën tuaj

17:29 | 9 Nëntor 2025
E.H

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Vetëm 1 orë e gjysmë para mbylljes së vendeve të votimit, Çeku tha se çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën, transmeton Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Sot është dita juaj për të shprehur vullnetin dhe përgjegjësinë qytetare.

Çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën.

Dilni dhe ushtroni të drejtën tuaj këto orët e fundit para mbylljes së vendvotimeve. Ajo i përcakton katër vitet e ardhshme të komunës sonë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale