Ahmet Rrahmanaj, ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.
Njoftimin për këtë e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së, me kërkesë të vetë Rrahmanajt.
Ai e ka marrë sot ftesën dhe do të udhëtojë për në Hagë me 13 maj të vitit 2019.
Ndërkohë më shumë informacione se në çfarë cilësie është ftuar, thuhet se ai do të flas sot në një prononcim për media së bashku me avokatin e tij.
Njoftimi i plotë:
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me kërkesë të veteranit të luftës së UÇK-së Ahmet Rrahmanaj lëshon këtë:
NJOFTIM
Veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rrahmanaj, nga fshati Bubël i komunës së Malishevës, sot ka marrë ftesë për Gjykatën Speciale, dhe do të udhëtoj për në Hagë me datën 13 maj 2019.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit