Edhe një foshnje tjetër është konfirmuar me Covid-19 në Kosovë, numri i foshnjave të infektuara me koronavirus shkon në dy.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Neanologjisë, Xhevdet Gojnovci.
Gojnovci ka siguruar se gjendja aktuale e foshnjës është stabile. Foshnja është pranuar me 16 korrik në QKUK, ka lindur me 5 korrik.
“Edhe një foshnjë është konfirmuar me Covid-19. E lindur me 5 korrik, është pranuar me 16 korrik në QKUK. Foshnja është në Klinikë të Neanologjisë në gjendje stabile. Ky është rasti i dytë me Covid-19 tek foshnjat”, ka konfirmuar Gojnovci për Express.
Foshnja e parë e konfirmuar me Covid-19 kishte lindur me 22 qershor ndërsa ka dalë pozitiv me 9 korrik.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...