Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan edhe në rivendosje ua ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
“CAKTOHET MASA E PARABURGIMIT në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do t’iu llogaritet prej datës së ndalimit nga 07.07.2025 deri me datën 06:08.2025”, thuhet në vendimin e Themelores të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“.
Vendimi i shkallës së parë vjen pasi Gjykata e Apelit- Departamenti i Përgjithshëm më 17 korrik 2025 kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, dhe sipas detyrës zyrtare kishte anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan e cila më 9 korrik 2025 ua kishte caktuar paraburgimin për një muaj.
Sipas Apelit, Kolegji gjykues kishte konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale të cilat kushtëzojnë anulimin e tij.
“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar ekskluzivisht mbi vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, Dosjen e Prokurorisë dhe deklarimin e të dyshuarve në Prokurori.
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...
Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmo...
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...
Osmani: Në Lybeniq u vranë foshnjet në barkun e nënës, të mo...