Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI-së, kryetarja e saj Monika Kryemadhi ka anonçuar para publikut vendimin e kësaj force politike lidhur me djegien e mandateve.
Sipas Kryemadhit, korrupsioni galopant, mungesa e shpresës te rinia që po çon drejt largimit në masë nga Shqipëria, bullizmi dhe dhuna ndaj opozitës, LSI ka vendosur djegien e mandateve.
“Djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë përmes votës së lirë. Prandaj ai vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të marrë të gjitha hapat staturore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Më herët, ishin partitë e tjera opozitare, PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK që njëzëri ranë dakord pro djegies së mandateve, pas takimit me Bashën në PD.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...