Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ky Ligj bie ndesh me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.
“Sot në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë”.
“Ne si LDK vlerësojmë se ky Ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend, që është Marrëveshja për Stabilizim Asociimit dhe në kundërshtim me ligjet tjera”, tha Gashi.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Pas dorëzimit të këtij Ligji, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se ka bazë të mirëfilltë që Kushtetuesja ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publikë./eo
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...