Ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka pritur sot në vizitë një delegacion nga radhët e komuniteteve, të prirë nga Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Bashkim Krasniqi zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)
Ministri Berisha, mysafirët i njoftoi edhe për misionin duke u shpreh se FSK-ja është një forcë profesionale dhe shumetnike që i përket gjithë popullit të Kosovës dhe është në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallime etnie.
Ai i njoftoi edhe me përfaqësimin e FSK-së, duke vënë theksin te pjesëtarët e komuniteteve egjiptian dhe ashkalinj, të cilët me përgjegjësi të madhe i kryejnë detyrat e përgjithshme dhe janë shembull i bashkëpunimit dhe mirësjelljes në radhët e FSK-së.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, në emër të delegacionit që përfaqësonte e ka falënderuar ministrin Berisha për pritjen si dhe e ka përgëzuar për punën dhe të arriturat e përgjithshme, duke u shprehur se është pro formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësinë e përfshirjes së pjesëtarëve të komunitetit egjiptian dhe atij ashkali në radhët e FSK-së.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot