Edhe Jahjaga takohet me kongresistin amerikan

17:54 | 11 Maj 2015
M. A.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në një takim kongresistin e SHBA-së, Dana Rohrabacher, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon si dhe për rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Presidentja Jahjaga dhe kongresisti Rohrabacher vlerësuan të arriturat në Kosovë duke vënë theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, investimet e huaja që do të mundësonin hapjen e vendeve të reja të punës dhe në këtë rrafsh edhe zhvillimin e sektorit energjetik.
Të dy bashkëbiseduesit biseduan për nevojat e Kosovës në fushën e energjetikës dhe gjetjes së mënyrave të shfrytëzimit të energjisë alternative.

Presidentja Jahjaga dhe kongresisti Rohrabacher biseduan edhe për forcimin e demokracisë në Kosovë, ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse dhe avancimin e të drejtave të njeriut, për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kovë dhe në veçanti të komuniteteve pakicë.

Shpërndaje në rrjete sociale