Për shkak reshjeve dhe gjendjes së krijuar në disa segmente rrugore, Komuna e Gjilanit u ka bërë thirrje qytetarëve që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.
Komuna ka thënë se deri në përmirësimin e gjendjes së këtyre rrugëve, të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Po ashtu, komuna ka bërë të ditur se zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjell nga afër punimet dhe situatën.
“Për shkak të reshjeve dhe gjendjes së krijuar në disa segmente rrugore, u bëhet thirrje qytetarëve që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës. Deri në qetësimin e gjendjes, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjellë nga afër punimet dhe situatën, ndërsa për çdo zhvillim të ri qytetarët do të njoftohen me kohë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, ka njoftuar komuna.
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...