Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se ditët me vranësira do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme. Një mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe gjatë vikendit.
Sipas IHK-së dita e enjte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes -1C deri 2C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 11C deri 13C celsius. Do të fryj erë nga ana veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s
Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin në mes 9C deri 11C celsius.
Gjatë vikendit pritet të mbajë mot me vranësira por edhe me intervale me diell. Vranësirat në orët e vona të ditës së diel pritet të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes -2C deri 2C celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 11C deri 13C celsius. Do të fryj erë nga ana e juglindjes me shpejtësi 1-7m/s./arbresh.info/
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...