Në qytetin e Durrësit operacionet e kërkim shpëtimit do të vijojnë gjithë natën. Po operohet në 6 vatra.
Një në zonën e ish-kënetës, një në lagjen 18 dhe pjesa tjetër në zonën e plazhit.
“Të gjitha vatrat janë të ndriçuara si dhe po vijojnë kërkimet me qenë shpëtimi. Nën rrënojat e pallatit që është shembur në lagjen numër 18 dyshohet se janë 6-7 persona. 5 të tjerë dyshohen se janë nën rrënojat e zonës së ish kënetës si dhe 4-5 persona dyshohet se ndodhen nën rrënojat e ndërtesës së dëmtuar në zonën e plazhit”, raporton Ora News.
Forcave shqiptare të kërkim shpëtimit i janë bashkuar dhe grupe të specializuara nga Kosova.
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij