Dy mjekë në Klinikën e Onkologjisë në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Ai ka shtuar gjithashtu se të dy mjekët janë në vetizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po dy doktorë të onkologjisë kanë dal pozitiv në testin me Covid 19. Gjendja e tyre është e mirë dhe gjenden ne vetizoim”, ka thënë ai.
Kurtishi ka shtuar se edhe një pjesë tjetër e stafit janë në pritje të rezultateve.
“Nuk ka të tjerë që dyshohen, por ne i kemi bërë testet shumica dhe jemi duke i pritur rezultat. Besoj deri nesër do të dalin rezultatet”, ka përfunduar ai.
Ndryshe numri i të prekurve me Covid 19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rritje./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...