Gjenerali shqiptar i ISIS-it, famëkeqi Lavdrim Muhaxheri, thuhet se është kthyer në Evropë bashkë me 400 ushtarët e tij më të besuar, duke ikur nga zona e luftës në Siri.
Shërbimet inteligjente italiane thonë se ish-puntëroi i NATO-së, Lavdrim Muhaxheri dhe ushtarët e tij janë mes mijëra personave që kanë ikur pas humbjeve të betejave të ISIS-it në Siri.
Shumica e luftëtarëve besohet se janë maskuar si refugjatë për t’i kaluar kufijtë dhe për t’u futur në Evropë pa u identifikuar.
Muhaxheri, ndryshe i njohur si Abu Abdullah al Kosova, nuk është vetëm lider shqiptar i ISIS-it, por edhe një ndër figurat më publike, duke u njohur si rekrutues i një numri të madh të xhihadistëve të huaj.
Ai kishte shkuar në Siri në vitin 2012, dhe qysh atëherë është shfaqur në shumë video propagandistike, duke u bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen xhihadit, e gjithashtu ka publikuar fotografi duke ia hequr kokën një mashkulli.
Veç kësaj, ai ka publikuar edhe një video ku shihet duke e vrarë me granatahedhës një të burgosur.
Me 24 shtator të vitit 2014, Departamenti i SHBA-së e kishte kategorizuar Muhaxherin si terrorist global.
Gazeta italiane ‘L’Espresso’, duke i cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë.
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...