Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, për realizimin e projekteve infrastrukturore në vlerë prej 3 milionë eurove.
“Nënshkruam marrëveshje me MMPHI-në për projekte infrastrukturore në qytetin tonë në vlerë prej rreth 3 milionë euro”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës ka treguar se marrëveshja përfshinë ndërtimin e rrugëve kryesore në Gjilan: rreth rrotullimi në udhëkryqin e qarkores dhe rrugës së Prishtinës, në lagjen Arbëria, në lagjen e Zabelit të Sahit Agës, rruga “Haki Myderizi” (ish posta e vogël deri në dalje të rrugës qarkore), rruga “Avdullah Presheva” (nga xhamia e medresesë deri në dalje të rrugës qarkore), rruga “Pajazit Ahmeti” (rikonstruimi i rrugës aktuale) dhe rruga “Vëllezërit Frashëri dhe Fatmir Ibishi” (në lagjen Dheu i Bardhë).
“Zona urbane po merr formë e frymë. Po rindërtohet e po ri formësohet infrastruktura e qytetit tonë”, tha kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...