Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) bëjnë thirrje për de përshkallzim dhe kthim në dialog mes Serbisë dhe Kosovës.
Emiratet e Bashkuara Arabe pohuan se po ndjek me shqetësim të madh tensionet e fundit ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës, të cilat kërcënojnë përshkallëzimin dhe destabilitetin e mëtejshëm.
Emiratet e Bashkuara Arabe theksuan nevojën për të respektuar rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) bëri thirrje për shmangien e çdo hapi që mund të çojë në një përshkallëzim të tensioneve dhe shprehu shpresën e Emirateve të Bashkuara Arabe që të dy vendet t’i kthehen dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel në shkurt , në mënyrë që të arrihet paqe dhe prosperitet për popujt e Serbisë dhe Kosovës, dhe më gjerë në rajon.
Ministria ripohoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është mjeti më i mirë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura dhe theksoi gatishmërinë e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbështetur këtë proces.
Ministria theksoi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për avancimin e diplomacisë dhe dialogut. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe udhëheqja e saj besojnë në domosdoshmërinë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit për të rritur besimin në një mënyrë që bashkon këndvështrime të shumta.
Ministria theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe gëzojnë marrëdhënie me Serbinë dhe Kosovën dhe mezi pret të forcojë bashkëpunimin për arritjen e interesave të përbashkëta./rtk
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...