Të martën pasdite, në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ka ndodhur një aksident mes trenit dhe një këmbësoreje e cila është lënduar rëndë.
Shaqir Uka, Shef i Intenzives Qendrore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për Arbresh.info ka thënë sot se gjendja e 21-vjeçares është relativisht stabile por që lëndimet e saj jashtëzkonisht të rënda.
Ai ka bërë të ditur se lëndimet e saj janë kryesisht në kokë, gjoks dhe qafë.
“Gjendja e pacientes e cila ka marrë plagë nga lëndimi me goditje nga treni është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor për shkak të gjendjes shumë të rëndë dhe vazhdon të marrë tretmanin në Njësinë e Mjekimit Intenziv Qendror. Lëndimet e saj janë kryesisht në regjionin e kokës, në regjionin e gjoksit dhe në regjionin e qafës”, tha Uka.
Uka ka thënë për Arbresh.info, se 21-vjeçarja vazhdon të mbahet e fjetur me barna, janë dukë u bërë të gjtha ekzaminimet që duhet me u ndërrmarrë, dhe poashtu është e varur nga aparatura mjekësore.
“Lëndimet janë mjaftë serioze, vazhdon të mbetët edhe më tutje e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura mjekësore. Janë duke u ndërmarrë të gjitha ekzaminimet e nevojshme:, momentalisht gjendja është relativisht stabile, përkundër asaj që lëndimet janë shumë të rënda”, tha Ukaj./Arbresh.info/
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...