Një person në Prishtinë ka eskaluar duke e parkuar makinën e tij për ta sulmuar fizikisht gruan e tij në sy të fëmijëve dhe personave të tjera.
Ngjarja ka ndodhur afër “Termokosit”, teksa Insajderi ka siguruar pamje nga ky moment. Fillimisht personi ka parkuar veturën dhe më pas ka filluar të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
E gjitha ngjarja besohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës. Në raportin e Policisë së Kosovës për ditën e djeshme nuk është raportuar për një ngjarje të tillë, ndërsa deri më tani Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur thirrjeve të Insajderit për të dhënë detaje rreth rastit.
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima