Kosova do të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa janë të ftohta dhe do të sjellin ulje të theksuar të temperaturave minimale dhe maksimale.
Sipas tij, të enjten temperatura minimale do të jetë minus 7 gradë celsius, ndërsa të premten më e ulëta do të shkojë deri në minus 12 gradë e më e larta minus 2.
Sylë Tahirsylaj thotë se e shtuna dhe e diela do të jenë ditët më të ftohta, kur temperatura minimale do të shkojë deri në minus 18, ndërsa ajo maksimale do të jetë minus 6 gradë celsius.
Po ashtu, Tahirsylaj ka thënë nga e enjtja deri të shtunën do të ketë reshje bore, e cila në ultësira vetëm do ta mbulojë tokën ndërsa në bjeshkë mund të arrijë deri në 30 cm.
Profesori i meteorologjisë thotë se këto të dhëna i ka marrë nga stacioni vetanak.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...