Një vajzë është therur me thikë nga babai i saj.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për arbresh.info
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë arbresh.info se viktima ishte therur me thikë nga babai i saj pas një mosmarrëveshje
Sipas tij, deri te rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
“Mbrëmë rreth orës 21:15 minuta policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë”, tha Gashi.
Ai bëri të ditur se mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...