Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës theksoi sot se anëtari i Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, është përfshirë të mërkurën në një sulm të radhës, të rëndë kundër medieve dhe gazetarëve.
Duke komentuar reagimet për emërimin e Luljeta Aliut për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve, AGK thekson se Kurteshi, ka akuzuar mediet dhe gazetarët se janë pjesë e “krimit të organizuar politik-ekonomik nën firmën e PLANS”.
“Në një gjuhë shumë të rrezikshme dhe absolutisht të papranueshme, zoti Kurteshi ka shkruar se ‘AGK është pjesë e pandashme e makinës përbaltëse të krimit të organizuar!’. Ai gjithashtu, ka akuzuar aktivistë të shoqërisë civile për reagimet duke i quajtur ‘ekspert/e” vendor/e, ushujza parazitore të PLANS-it’”, thuhet në reagimin e Asociacionit.
AGK-ja, sërish i bën thirrje kryeministrit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që të angazhohet për ndalimin e sulmeve të vazhdueshme të eksponentëve të qeverisë dhe partisë së tij, pasi ato ndikojnë direkt në sigurinë e gazetarëve në Kosovë./Arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun