Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka reaguar rreth deklaratës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova sipas së cilës selia e kësaj gjykate nuk mund të ishte në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë për dëshmitarët.
Kjo organizatë e cilëson deklaratën e Trendafilovës si të pavërtetë dhe të pabazuar.
“ Që nga viti 1999, në Kosovë janë zhvilluar me dhjetëra gjykime ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, fillimisht nga UNMIK-u, pastaj nga EULEX-i dhe më vonë edhe nga gjykatat vendore”, thuhet në njoftim.
“Këto procese kanë përfshirë hetime, arrestime, gjykime dhe dënime konkrete. Në asnjërën prej tyre nuk është dëshmuar ndonjë rast sistematik të frikësimit të dëshmitarëve, aq më pak që të ketë pasur rrezik për jetën e tyre.
“Ky realitet fakton qartë se ka ekzistuar atmosferë për gjykime edhe në Kosovë, madje edhe në kohë shumë më të ndjeshme se sot, menjëherë pas luftës, kur emocionet dhe pasojat ishin ende të freskëta”.
“Si rrjedhojë, pretendimi se drejtësia për UÇK-në mund të vendosej vetëm jashtë Kosovës, bie ndesh me të vërtetën faktike dhe me përvojën që nga përfundimi i luftës të proceseve që janë zhvilluar në vendin tonë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate./Arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116