Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për Gani Jakupin, këshilltar i ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallës i cilu u raportua që paguhet 7,500 euro në muaj.
Abdixhiku po fliste sesi pushteti e “përbashkonte opozitën”, në mënyrë që ta mundësonte propagandën “ne dhe ata”.
Ai thotë se LDK-ja ka identitetin e saj dhe nuk i merr as mangësitë e as benifitet e partive tjera politike opozitare.
Por sipas tij, pushtetit i konvenon kjo gjë “për ta mbajtur vetën të mirë edhe kur paguajnë 7,500 euro”.
”Por unë besoj që përbashkimi i partive politike në një term opozitar ka qenë gjuhë e pushtetit, në mënyrë që ta portretizojë vetën si ne kundër të tjerëve. Dhe këta të tjerët domosdo janë të ligë, e në jemi të mirë edhe kur e paguajnë 7 mijë e 500 euro zotëriun me papuqe e gitare në muaj edhe atëherë ne jemi të mirë, kjo është gjuhë e polarizimit dhe propagandës”, ka thënë Abdixhiku në T7.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër