Anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Leotrim Berisha, ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në seancën solemne për ditën e çlirimit.
Berisha ka shkruar në “Facebook”, se askush, kurrë nuk do të mund të mohojë UÇK-në.
Postimi i plotë i tij:
Adem Jashari ka qenë komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk mund t’ia njohësh meritat kryekomandantit, e ta injorosh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK dhe Adem Jashari janë një, të pandashëm. E pafalshme për kryetaren e Kuvendit që në fjalimin e saj të gjatë nuk e përmendi asnjëherë Ushtrinë̈ Çlirimtare të Kosovës, e cila është më mëritorja për çlirimin e vendit. Hyrjes së NATO-s në Kosovë i ka paraprirë lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Askush, kurrë nuk do të mund të mohojë UÇK-në. UÇK është artikulimi i përpjekjeve të brezave të tërë që luftuan për lirinë e vendit. Përjetë mirënjohes UÇK-së!
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...