Gazetarja e njohur turke, Sedef Kabas është arrestuar ditë më parë me arsyetimin se ka fyer presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Ajo akuzohet se ka ofenduar Erdoganin, gjatë një programi që transmetohej drejtpërdrejt në një televizion të opozitës turke. Megjithatë Kabash ka mohuar kategorikisht këto akuza, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
Fyerjet filluan me një thënie që ajo e kishte cituar: “Demi kur futet në pallat, nuk bëhet mbret. Por pallati bëhet stallë”.
“Kjo shkelje nuk do të kaloj pa u ndëshkuar”, tha Erdogan në një interviste të transmetuar në televizionin privat NTV.
“Detyra jonë është të mbrojmë dhe respektojmë funksionet tona presidenciale. Kjo nuk ka kurrfarë lidhje me lirinë e shprehjes”, tha presidenti.
Madje ai kritikoi kërkesat e një partie opozitare që më shfuqizohet ligji që kur fyhet presidenti të konsiderohet shkelje ligjore ku me ligji parashihet dënimi nga një deri në katër vjet.
Përndryshe, sindikata e gazetarëve turq e ka cilësuar arrestimin e gazetares si “sulm serioz mbi lirinë e shprehjes”. / arbresh.info/
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë