E mitura e godet me veturë një këmbësore në trotuar

08:40 | 9 Tetor 2022
A Z

Një e mitur dyshohet se sa ishte duke vozitur e ka goditur një këmbësore në trotuar, dje në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima ka lënduar këmbën.

E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i PK-së:

Prishtinë 08.10.2022. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi që dyshohet se është goditur me veturë në trotuare nga e dyshuara femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale