Ka nisur tashmë dëshmia e ish-diplomatit amerikan, James Rubin, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Gjatë ditës së tretë të dëshmisë së tij, Rubin u pyet nëse Hashim Thaçi kishte kërcënuar Veton Surroin dhe Dukagjin Goranin gjatë negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë.
Rubin tha se nuk ka dijeni për ndonjë kërcënim fizik nga Thaçi ndaj tyre, duke theksuar nevojën për të bërë dallimin mes kërcënimit fizik dhe atij moral.
Ai shtoi se presioni politik dhe ideologjik ishte i pranishëm në atë kohë, jo vetëm ndaj figurave të brendshme të UÇK-së, por edhe nga diplomatë ndërkombëtarë.
“Ta ndajmë pak kërcënimin fizik nga ai moral. Jo, nuk kam qenë në dijeni të ketë pasur kërcënim fizik por e di që ka pas presion ideologjik pro ose kundër pavarësisë sepse kjo ishte kryesore për lëvizjen gjatë luftës. Kështu që edhe Madeleine Albright e ka kërcënuar Hashim Thaçin. E ka kërcënuar dhe i ka thënë se po nuk nënshkrove po i le njerëzit të pambrojtur nga serbët dhe sigurisht dëgjova që është kërcënuar edhe zoti Demaçi”, tha James Rubin./Arbresh.info
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Familja shqiptare u shua nga helmimi me gaz në Itali, fqinji...
Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presi...