Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasoj e të shtënave me armë zjarri në Klinë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa i plagosuri është dërguar në emergjencë.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dyshohet për një të vrarë dhe një të plagosur në qendër të Klinës
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Anija kanadeze e prekur nga hantavirus rezulton pozitive
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...