Rritja rekorde e numrit të infektimeve me Koronavirus në Kosovë, ka bërë që institucionet kompetente të vendit të ndërmarrin masa.
Komitetit Koordinues dhe Vlerësues për Covid 19 nesër pritet të mblidhet për të diskutuar rreth masave të reja anti Covid për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Nesër mbahet takimi i Komitetit koordinues dhe vlerësues për Covid 19 për të shqyrtuar propozimet për masa te reja. Çfarë vendoset do te behet e ditur për publikun kur te jene dhënë e miratuar propozimet”, tha Hoti për arbresh.info.
Ndryshe, vetëm gjatë ditës së sotme në Kosovë janë shënuar mbi 2 mijë raste me Covid- 19. /arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...