Pas shpërthimit të zjarreve në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci, presidenti Thaçi u ka ofruar këtyre shteteve ndihmë shtetërore me ekipet e FSK-së për menaxhimin e zjarreve.
Kjo gatishmëri shtetërore e Kosovës për t’u dalë në ndihmë këtyre shteteve mike, autoriteteve përkatëse u është përcjellë përmes ambasadave të Kosovës.
Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe vetë kabineti i presidentit Thaçi.
“Po, presidenti Thaçi, pas koordinimit me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme me zjarret që kanë përfshirë shtetet mike, konkretisht Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë, përmes ambasadave tona ka shprehur gatishmërinë që t’u ofrojë ndihmën e ekipeve profesionale të FSK-së për menaxhimin e zjarreve, nëse ato kanë nevojë për mbështetje shtesë”, ka konfirmuar këshilltari politik i presidentit Thaçi, Bislim Zyrapi, shkruan Zëri.
Njësia i Emergjencave e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë shumë mirënjohje ndërkombëtare për reagime të shpejta dhe profesionale. Ajo vlerësohet si njëra prej njësive më të përgatitura në Kosovë dhe rajon.
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...