Lista e Lëvizjes Vetëvendosje me emrat kandidatë për deputetë ende nuk ka përfunduar. Në këtë listë dop të jetë i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.
Ahmeti për portalin Arbresh.info ka thënë se do të jetë në listën e lëvizjes Vetëvendosje.
“Do të jem në listën e lëvisjes Vetëvendosje për ta ndihmuar lëvizjen në rritjen e votës drejt fitores. Në këtë listë do të jetë edhe Dardan Sejdiu dhe disa drejtor komunal pasi që kemi vendosur si lëvizje ti shfrytëzojmë të gjitha resurset”, ka thënë ai.
I pyetur nga portali Arbresh.info se çfarë do të ndodh me postin e kryetarit Ahmeti ka thënë se do të vazhdoj të jetë edhe kryetar.
“Ashtu siç e përcakton ligji mbetem kryetar komune. Fakti që kandidohem për deputetë në listë, nuk është e ndaluar sepse me ligj lejohet. Momentin kur dalin rezultatet e votimeve dhe certifikohen atëherë do të vendosi. Unë Prishtinën e kam prioritet”, ka theksuar Ahmeti./Arbresh.info
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë