Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka konfirmuar se Blerand Stavileci është njëri nga emrat potencial që kjo parti mund ta vendos në garën zgjedhore në kryeqytet.
Në një prononcim për lajmi.net, Çelaj ka theksuar se zyrtarisht PDK-ja ende nuk është përcaktuar për kandidatin, por që Blerand Stavilecin e ka cilësuar si një kandidat potencial për këtë post.
“PDK-ja ende nuk është përcaktuar për kandidatin. Blerandi ka shprehur gatishmërinë dhe nuk ka asgjë të keqe. Mendoj që Blerandi është një kandidat potencial, është kandidat i mirë”, tha Lirak Çelaj për lajmi.net.
Se a do ta përkrahte kandidaturën e Stavilecit për kryetar të Prishtinës, Çelaj tha se atë duhet ta përkrahin stukrturat e partisë.
“Unë vazhdimisht kam thënë që PDK ka kuadro. Nuk është çështja se a e përkrahi unë apo jo, por ai duhet të përkrahet nga strukturat dhe partia. Janë disa procese në parti, por që është ende herët për t’i deklaruar”, përfundoi zëvendës ministri i Drejtësisë.
Blerand Stavileci gjatë ditës kishte dekluarar se ai është gati të shërbejë ndaj çfarë do projekti që e ka si synim përmirësimin e gjendjes për qytetarët.
Kurse disponimi në degën e PDK-së në Prishtinë, është që kandidat të jetë vetë kryetari i degës, pra Lirak Çelaj.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...