Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit D.B, i cili kishte kërcënuar nënë e tij me vrasje.
Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Paraburgimi do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK – Prishtinë”, thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.
Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 19 janar 2021, në Ferizaj, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, ka kanosur të dëmtuarën nënën e tij V.S. duke u shprehur me fjalët se do ta vras me ç’rast kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri tek e dëmtuara.
Po ashtu, gjyqtarja e procedurës paraprake bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit ne Institutin e Forenzikës Psikiatrike, për persona me çrregullime mendore e po ashtu është i nevojshëm ekzaminimi psikiatrik i të pandehurit, respektivisht për konstatimin e natyrës, llojit, shkallës dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore, pastaj llojin e ndikimit që mund të ketë sëmundja mendore, në të kuptuarit e veprimeve të pandehurit, si dhe vlerësimin e aftësive të tija për ta mbrojtur veten dhe aftësitë që të konsultohet me persona tjerë.
Andaj duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, gjyqtari ka vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës dhe të dëshmitarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...