Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se lidhur me të dyshuarin Mefail Shkodra për vrasjen e trefishtë ne Gjilan, që nga vitit 2000 janë pranuar gjithsej pesër raste penale, ku në katër raste janë ngritur aktakuzë.
Ndërkaq, bëhet e ditur se sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.
“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit”, njofton Prokuoria.
Të dyshuarit Mefail Shkodra, Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra vazhdojnë të jenë ende në arrati pasi dyshohen se vranë babë e bir, Selman e Edmond Hasani, së bashku me familjarin e tyre Abedin Hoxhën.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...