Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka diskutuar ndikimin e administratave amerikane në politikën kosovare, duke komentuar zgjedhjet aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke pasur parasysh një rikthim potencial të Richard Grenellit, Basha ka theksuar se ai ka pasur një ndikim në rritjen e popullaritetit të Vetëvendosjes,
“Grenelli na ka cu në 50 për qind. Nëse vjen Grenelli më atë logjik, veç po don me ma çu në 80 për qind. Na i rritë edhe për 30 për qind. S’ka ndonjë njeri që s’thotë që Grenelli s’na ka çu në 50 për qind… mendoj për kontekstin e kohës kur ka vepru Grenelli në Kosovë ka qenë shumë i rëndësishëm, kanë qenë zgjedhjet në Amerikë, kur Trump dëshironte të dëshmohej me disa marrëveshje ndërkombëtare para popullit amerikan. Me i ka kallxu që jam fuqi edhe në sferën ndërkombëtare. Është kritikuar shumë, pasi politika e jashtme e tij ka qenë dështuese. Marrëveshjet qe i ka bërë me shtetet arabe e izraelit, edhe Kosova hyri në atë amulli dhe pastaj e dimë qysh doli epilogu i gjithë asaj”, ka thënë Basha në Debat Plus.
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...